Maqedonasit në kundraprotestë
“Te presim shqiptarinë e mallkuar”

Maqedonasit në kundraprotestë<br />“Te presim shqiptarinë e mallkuar”
Ditën e premte në Shkup është paralajmëruar një tjetër protestë e madhe, ku pritet të marrin pjesë jo vetëm shqiptarë nga Maqedonia, por edhe nga treva të tjera shqipfolëse. Nga ana tjetër, maqedonasit do të përgjigjen me një kundra-protestë të organizuar në të njëjtën datë dhe orë.
 
“Hajde të mblidhemi dhe t’i presim shqiptarinë e mallkuar para Qeverisë në orën 14:00. Dhe t’u tregojmë se nuk mund të bëjnë ç’të duan me këtë shtet duke shpërndarë dhunë. Maqedonia ka filluar të ngjajë me Palestinën, por Shkupi nuk është Bejrut”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e maqedonasve.
 
Lajmërimi është shpërndarë  nëpërmjet rrjetit social “Facebook” dhe deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen qindra persona.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Diktuara e informimit apo diktatura e pushtetit?

Diktuara e informimit apo diktatura e pushtetit?