/ATSH-MIA/ - Prioriteti më kryesor në politikën e sigurisë, për të cilën ekziston konsensus i qartë tek të gjitha subjektet politike, është integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO, tregojnë rezultatet e një sondazhi, para mbajtjes së samitit të NATO-s në Britaninë e Madhe.
Në sondazh janë përfshirë 1 167 qytetarë nga 37 komuna në Maqedoni, persona të moshës prej 18-66 vjeç.
Mbi 81 për qind e të anketuarve janë pro anëtarësimit në NATO, ndërsa vetëm 19 për qind janë kundër integrimit të vendit në Aleancën Atlantiko-veriore.
Për dallim nga NATO-ja, mbi 68 për qind janë pro dhe 32 për qind kundër anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në BE.
Një numër i madh i të anketuarve thonë se hyrja e Maqedonisë në NATO do të ndikojë në rritjen e sigurisë, modernizimin e ushtrisë, zvogëlimin e rrezikut nga sulmet nga jashtë dhe rritjen e investimeve të huaja.