KUMANOVE- Të paktën 13 shqiptarë të Maqedonisë janë arrestuar në operacionin e “Kalabria” në Kumanovë të Maqedonisë, të cilët janë vënë në paraburgim 30-ditor. Lajmi u mësua nga ministrja e Punëve të Brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska, dhe Prokurori Publik, Marko Zvrlevski, në një konferencë shtypi ditën e sotme.
 
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për trafik ndërkombëtar droge në Zvicër dhe Maqedoni. Siç raporton agjencia maqedonase e lajmeve “MINIA”, një shtetas 43-vjeçar nga Kumanova, 4 vëllezërit e tij, dy prej grave të tyre dhe 6 fëmijë kanë marrë prona të mëdha dhe fonde përmes krimeve të dhunshme, grabitjeve dhe fajdeve, si krimet kryesore, atë të trafikut të paligjshëm të drogës në Maqedoni dhe Zvicër.
 
"Ata kanë vënë në qarkullim rreth 4 milionë euro nga llogaritë e tyre, si persona fizikë, duke i investuar paratë e fituara nga trafiku i drogës në pasuri të patundshme për të mbulojë gjurmët e tyre", tha Jankullovska.
 
Rasti është ndërtuar gjatë një periudhe prej dy vitesh. Mbi 350 policë morën pjesë në operacionin, në të cilin u kontrolluan 26 objekte, 5 noteri publike dhe 2 zyra të kontabilitetit, të cilat janë të dyshuar se janë ndërtuar me kontrata të paligjshme dhe kryerjen kontabilitetin e personave juridikë.
 
Për më tepër, janë sekuestruar të holla, dokumente, automjete, kompjutera, armë, municion, telefona celularë dhe pajisje të tjera.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)