Maqedoni, kryeprokurori Shvrgovski kemi prova të sigurta për vrasjen e pesë-fishtë

Maqedoni, kryeprokurori Shvrgovski kemi prova të sigurta për vrasjen e pesë-fishtë
Prokurori i përgjithshëm i Maqedonisë, Lubço Shvrgovski deklaroi se prokuroria ka siguruar dëshmi të sigurta lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Ai pohoi se grupi që është ndaluar në operacionin “Mostër” janë autorë dhe kanë ndihmuar në kryerjen e krimit makabër.
“Procedurën hetimore ne e bazojmë në dëshmi të sigurta që japin shkallën e lartë të dyshimit se janë pikërisht ata persona që i ndërlidhim me ngjarjen që ndodhi në Liqenin e Smilkovcit. Kemi pasur edhe masa të posaçme hetimore në pjesën e përgjimit dhe ato janë legjitime dhe janë dhënë pas urdhrit të lëshuar nga gjykatësi hetues, ka thwnw Shvrovski
Kryeprokurori Shvrovski foli për Iliria News Agency, se këto regjistrime në audio po ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve dhe të ndërtimit të tezës së prokurorisë se personat që po akuzojmë në bazë të dëshmive janë pikërisht ata që kanë kryer dhe kanë ndihmuar në veprën penale”.
Më tej ai kritikoi protestat që janë zhvilluar së fundmi, duke theksuar se institucionet hetimore duhet domosdoshmërisht të lejohen të kryejnë hetimet lidhur me aksionin “Monstër”.


(f.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA