Maqedoni, më 24 prill zgjedhje të
reja, Gruevski do japë dorëheqjen

Maqedoni, më 24 prill zgjedhje të<br />reja, Gruevski do japë dorëheqjen
Në Maqedoni viti 2016 do të jetë një vit i nxehtë politikisht, pavarësisht temperaturave të ulta që kanë përfshirë vendin në këtë fillim viti. Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski nuk ka dhënë detaje se kush do ta zëvendësoj atë, pasi sipas Marrëveshjes së Përzhinos, ai javën e ardhshme duhet të japë dorëheqjen. 

Gruevski konfirmoi se do të jep dorëheqje, por vendimin se kush do ta zëvendësoj atë do ta marrë partia. 

Edhe njëherë ju konfirmoj se sipas Marrëveshjes më 15 janar do të zgjidhet qeveria e re, me kryetar të Qeverisë për organizimin e zgjedhjeve. Paraprakisht, gjithsesi se do të jap dorëheqje ndërsa se kush do të jetë kryetari i Qeverisë i cili do t’i organizoj zgjedhjet do të publikohet pasi të marrë vendim VMRO- DPMNE-ja. Vendimi do të publikohet nga VMRO- DPMNE”, deklaroi Gruevski.


Pas një kohe të gjatë krize politike e cila solli dhe tensione në Maqedoni, partitë politike arritën me ndërmjetësimin e BE-së një marrëveshje për të krijuar një qeveri kalimtare e cila do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme që do të mbahen në 24 prill.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)