Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike Viktoria Nuland sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shkup.
Nuland do të pritet nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, ndërkaq do të ketë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.
Vizita është në kuadër të turneut të saj në vendet nga rajoni dhe Evropa, e cila fillon me Forumin e sotëm në Dubrovnik për Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet transatlantike. Gjatë takimit të ministrit Poposki me Nuland pritet të diskutohet rreth marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.
Nulad në ambasadën e SHBA në Shkup do të takohet edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti./ATSH/.
/Shqiptarja.com