Maqedoni, Prokuroria publike kërkon paraburgim prej 30 ditësh për Katica Janevën

Maqedoni, Prokuroria publike kërkon paraburgim prej 30 ditësh për Katica Janevën

Prokuroria në Maqedoninë e Veriut, ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për Katica Janevën, prokuroren  e cila u arrestua dje nga policia si e dyshuar për përfshirjen në skandalin 'zhvatja'.

Prokuroria publike,  duke njoftuar hollësitë rreth ngjarjes,  tha se prokurorja Katica Janeva ka kryer vepër penale duke keqpërdorur detyrën e saj zyrtare. 

Sipas prokurorisë, Katica Janeva ka ndikuar në heqjen e masës së paraburgimit për biznesmenin Jordan Kamçev dhe zëvendësimin me masën e arrestit shtëpiak.

Dy të dyshuarit për rastin 'zhvatja', të cilët tashmë ndodhen në paraburgim, kanë arritur që në muajin shkurt të këtij viti t’i marrin biznesmenit një milion euro dhe t’i nxjerrin ato me një valixhe Louis Vuitton nga shtëpia e tij.

Kryeprokurori Lubomir Jovevski dhe prokurorja e Prokurorisë për luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska bënë të ditur se edhe persona të tjerë janë nën hetime

Policia maqedonase ndaloi të mërkurën Prokuroren e posaçme në largim, Katica Janeva por pas bastisjes në zyrat e saj, Janeva u kthye përsëri në shtëpi nën shoqërim të policisë dhe më pas u dërgua në gjykatën themelore për seancë dëgjimore. Prokuroria publike, ndërkohë kërkon masën e paraburgimit prej 30 ditësh për prokuroren e posaçme.

Janeva u mor në pyetje të martën në Prokurorinë publike, ndërkohë që vetë ajo tha se atje shkoi në cilësinë e dëshmitarit. Ajo mohoi të kishte faj lidhur me këto zhvillime. Në prokurori ajo ishte me një avokat të njohur, i cili mbron të akuzuar në raste që po procedon pikërisht Prokuroria e posaçme në krye të cilës ndodhet Katica Janeva.

Skandali i publikuar në gazetën italiane La Verita ka tronditur themelet e gjyqësorit në Shkup, ndërsa në një video regjistrim duket tashmë Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 duke dalë së bashku me një ndihmës të tij nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev me dy valixhe të mbushura me para. Boki 13 në këtë rast shikohet si një lloj ndërmjetësi i prokurores Katica Janeva në këtë skandal të madh korrupsioni. Në një audio-regjistrim dëgjohet zëri i prokurores së posaçme Janeva duke i thënë biznesmenit: “Mos i shqetëso se gjithçka do të jetë Okej”.

Biznesmeni Kamçev është i akuzuar për larje parash dhe vepra kriminale. Komunikimi i tij me njeriun e afërt të kryeprokurores së posaçme dhe korruptimi apo zhvatja, varësisht kush si e komenton, kishte të bënte me lehtësimin e rrethanave të arrestit të tij, sipas audio-regjistrimeve të publikuara në shtypin italian.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja