Opozita e majtë maqedonase do të organizojë sot një protestë në Shkup, që pritet të jetë e madhe, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë konservatore të ish-republikës jugosllave, e tronditur nga një krizë e madhe politike dhe skenë, e javës së kaluar, e përleshjeve të përgjakshme.
Mijëra persona pritet të marrin pjesë në këtë manifestim që do të fillojë në orën lokale 14:00 (12:00 GMT).
Duke sfiduar opozitën, kryeministri Nikola Gruevski, i akuzuar për korrupsion dhe përgjime ilegale, deklaroi dje se nuk do ta japë dorëheqjen.
Në ndërkohë, ministrat e Brendshëm dhe të Transportit, përfshirë shefin e shërbimeve sekrete kanë dhënë dorëheqjen.
Që nga fillimi i këtij viti, ish-republika jugosllave me 2,1 milionë banorë, me shumicë sllave, por edhe me një të katërtën shqiptarë etnikë, është përfshirë nga kriza e rëndë politike./ atsh/