MAQEDONI - Një shpërthim i fuqishëm sot në mëngjes ka ndodhur në qendër të Kumanovës. Forcat e policisë në këtë qytet ka rrethuar zonën dhe se ka informuar se shpërthimi i bombës ka ndodhur në tunelin që lidhë qendrën e qytetit me vend parkimin që gjendet prapa saj apo në afërsi të një dyqani.
Banorët kanë theksuar se janë të shqetësuar dhe frikësuar për sigurinë e tyre dhe se shpërthimi i fuqishëm që ka ndodhur rreth orës 04.20 të mëngjesit ka tronditur dhe dridhur tërë ndërtesën. Përveç dëmeve materiale, nuk ka dëme të tjera.
“Ishte një shpërthim i fuqishëm dhe të gjithë u zgjuam. Kur dola në jashtë pash vetëm pluhur. Xhama të thyer në të gjitha anët. Sidomos në banesën e katit të parë. Shumë jemi të shqetësuar, nuk e dijmë se për çka po bëhet fjalë”, deklaroi Dejan Ilievski, banorë i ndërtesës.
Banorët e Kumanovës theksojnë se këto skenare kanë për qëllim pasigurinë dhe destabilizimin e këtij qyteti, sidomos pas ngjarjeve të 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë/ INA/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com