Maqedoni, vriten dy meshkuj, një
i plagosur, shkak Adelina Tahiri?!

Maqedoni, vriten dy meshkuj, një<br />i plagosur, shkak Adelina Tahiri?!
Një vrasje që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gërçec të Shkupit, dyshohet se ka si shkak këngëtaren shqiptare Adelina Tahiri. Sipas mediave maqedonase. Në vrasjen e shumëfishtë humbi jetën Nebush Nuishi dhe Qani Murtezani, ndërsa mbeti i plagosur shoku i tyre Mumin Ajrullau.

Të dyshuarit kryesorë për vrasjen janë Zeirja Latifi Zeko dhe vëllai i tij Abdurahim. Sipas mediave maqedonase, vrasjes i ka paraprirë një zënkë mes Nuishit dhe Zekos për këngëtaren shkupjane Adelina Tahiri po për çfarë konkretisht nuk dihet ende.

Në një komunikim të shkurtër për Opinion.al, Adelina ka thënë se këto lajme nuk janë aspak të vërteta dhe se nuk është vrarë askush për të. Këngëtarja siguron se e vërteta do të dalë shumë shpejt në pah.
adelina tahiri
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr