Maqedoni,zëdhënësja e KQZ për
Report Tv:Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje

Maqedoni,zëdhënësja e KQZ për<br />Report Tv:Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje<br>
Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Maqedoni, Arjeta Xhemali, ka folur për Report Tv në lidhje me zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e sotme në vendin fqinj. Në një lidhje direkte për Report Tv, Xhemali tha se deri tani nuk është paraqitur ndonjë parregullsi, ndërsa është mbyllur procesi i votimit në orën 19:00. Në lidhje me pjesëmarrjen në votime, zëdhënësja e KQZ tha se këto zgjedhje kanë shënuar një rënie të pjesëmarrjes në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, sidomos në komunat shqiptare.

Procesi i zgjedhjeve, u hapën në 7 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19. Deri tani nuk janë paraqitur ndonjë parregullsi, nuk është dashur që votimet të zgjasin më shumë se orari i caktuar.

Si po ecën procesi?

49.14% pjesëmarrja, në Shkup pjesëmarrja 80%

Si është pjesëmarrja në krahasim me zgjedhjet e kaluara?

Ka një rënie në krahasim me zgjedhjet e 2013, sidomos në komunat shqiptare. KQZ ka të dhëna deri në orën 17:00, shpresojmë që të ketë pasur rritje dy orët e fundit.

Si është trendi në Shkup?

Komuna e Karpushit ka pas pjesëmarrjen më të madhe të votuesve.

Kur mund të përmbyllet procesi?

Informacionet do të arrihen kur të dalin dhe proceset verbale. Ritheksojmë se ka dy kritere për një kryetar, njëri është që kandidati duhet të marrë 51% nga 1/3 e zgjedhësve. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqpitarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma