Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Menderes Kuçi deklaroi dje për median se këto barriera kanë frenuar bizneset që të krijojnë një treg të përbashkët mes tre vendeve: Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Sipas tij, nismat ekonomike të lançuara për investime kanë rezultuar në demagogji.
Prej kohësh është hedhur ideja e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal, por deri tani kjo nismë duket larg realizimit. Investimet maqedonase në Shqipëri në vitet 2009-2010 llogariten në vetëm 22 milionë lekë, ndërsa në vitin 2011 ato arritën në 16 milionë lekë, duke zënë 1% të totalit të volumit të investimeve të huaja në vendin tonë.
Në vitin 2012, sipas INSTAT-it, volumi tregtar arriti në 90 milionë euro. Po sipas statistikave zyrtare, në vitin 2011 në Shqipëri ishin të pranishme 141 kompani maqedonase, që përbëjnë 4% të totalit të kompanive të huaja që operojnë në vendin tonë. Për dy ditë në Tiranë u zhvilluan forume të bizneseve me vendet e rajonit, me qëllim thellimin e bashkëpunimit në biznes dhe investime.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)