Maqedonia kundër Topallit:
Mos gënje për historinë tonë

Maqedonia kundër Topallit:<br />Mos gënje për historinë tonë
SHKUP - Fjalimi i kryeparlamentares shqiptare Jozefina Topalli në Parlamentin e Maqedonisë ka nxitur debate në vend. Sipas televizionit ALSAT në Maqedoni, pjesa e fjalimit ku kryeparlamentarja shqiptare ka folur për të dhënat historike se kush ka çliruar Shkupin dhe pikërisht përmend shqiptarët, ka nxitur kritika në adresë të kryeparlamentares Topalli.

INSTITUTI I HISTORISE
Katerina Todorovska nga Instituti i Historisë maqedonase konstatimet e Topallit i cilëson si politike, ndërsa propozon që për të gjitha çështjet e diskutueshme të sqarohen bashkërisht nga historianët maqedonas dhe shqiptarë.
“Unë do apeloja të ulemi me kolegët historian shqiptarë pavarësisht nga ajo që është thënë në politikë, të ulemi dhe ta shqyrtojmë atë pjesë jo vetëm për Dervish Carën, jo vetëm për kryengritjen e Ilindenit, jo vetëm për 12 gushtin, çlirimin e Shkupit, pra gjithë atë që na ne na dhemb. Apeloj të mos keqpërdoret historia për qëllime politike”, tha Katerina Todoroska.

HISTORIA NDRYSHE
Por, historiani Skender Asani thotë se ekzistojnë fakte të pamohueshme, që vërtetojnë pohimet e kryeparlamentares Topalli se Shkupi është çliruara nga forcat kryengritëse të Dervish Carës. Madje Asani, si dëshmi jep jo vetëm dokumentet e shteteve me relevancë, por edhe shkrimet të gazetave serbe të saj kohe.
“Shqiptarët nuk i kanë zbuluar dhe nuk kanë shkruar për këto ngjarje, vetë historiografia maqedonase, vetë dokuemetet e franceze, vieneze, të gjitha flasit për këtë kryengritje të jashtëzakonshme dhe sidomos për figurën e Dervish Carës ,... në këtë drejtim argumentojnë dokumentet dhe shtypi autentik i kohës. Ne vetëm po plasojmë një gazetë beogradase novine, e cila argumenton se në Shkup, në atë periudhë e kanë çliruar 20 mijë kryengritës shqiptarë”, deklaroi ai.

DEKLARATA E TOPALLIT
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në fjalimin e saj në Kuvendin e Maqedonisë ka vlerësuar se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve gjatë gjithë periudhës të historisë kanë qenë të mira dhe me qëllim çlirimin e tyre nga sundimet e ndryshme. Lidhur me kryengritjen e Dervishë Carës më 17 maj 1844, ja çfarë ka deklaruar Kryeparlametarja Topalli.
“Ishte pikërisht këtu kur në shkurt 1884, 10 mijë kryengritës nën drejtimin e Dervish Carës, çliruan Shkupin dhe paraqitën kërkesën për autonomi. Që nga ajo kohë Shkupi, Manastiri dhe Dibra u bënë nga qendrat kryesore të lëvizjes shqiptare për çlirim kombëtarë”, deklaroi dje Topalli.

(aq/ALSAT/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë