Maqedonia e Veriut/ U zhduk teksa kthehej nga shkolla, qindra policë në kërkim të 14-vjeçares së humbur prej 5 ditësh

Maqedonia e Veriut/ U zhduk teksa kthehej nga shkolla, qindra policë në kërkim të 14-vjeçares së humbur prej 5 ditësh

Vanja Gjorçevska

Kërkimi për 14-vjeçaren, Vanja Gjorçevska, e cila u zhduk të hënën (27 Nëntor) në Shkup teksa kthehej nga shkolla, po hyn në ditën e pestë. Sot (1 Dhjetor), Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë Veriut, Oliver Spasovski, tha se po ndërmerren aktivitete të gjera ndaj kësaj çështje. Ai tha se në kërkim të saj janë vënë qindra policë dhe se po punohet intensivisht.

Sipas njoftimit që MPB-ja bëri para dy ditësh, nga Interpoli është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Në një deklaratë për media të dhënë pas vizitës në SPB-Shkup, Spasovski tha se janë intervistuar dhjetëra persona dhe se janë duke u ekzaminuar pajisjet elektronike nga familja dhe vajza. Ai tha se nuk mund të ndajë informacione për vajzën e zhdukur, por mund të thotë se çfarë ka bërë policia deri më tani.

“Është kontrolluar edhe shtrati i lumit Vardar, kontrollohen të gjitha hapësirat nëntokësore, jo vetëm në rrethinë, por edhe më gjerë. Jemi duke punuar edhe në marrjen e të dhënave nga kishat dhe manastiret në rrethinën e Shkupit dhe nuk do të ndalemi me kaq, po punohet intensivisht”, tha Spasovski.

 

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës