Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, si u arrestua autori i dyshuar në Turqi, zbulohet rruga që bëri

Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, si u arrestua autori i dyshuar në Turqi, zbulohet rruga që bëri

Ljupço Palevski dhe Vanja Gjorçevska

Ljupço Palevski-Pallço, i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjoroçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovskit nga Velesi, është arrestuar mbrëmjen e 5 dhjetorit në Stamboll të Turqisë. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriut, Oliver Spasovski, në një konferencë, pas arrestimit të të dyshuarit për vrasje të dyfishtë, zbuloi rrugën që autori përshkoi. Ai tha se autori i fillimisht ka qëndruar në Serbi, më pas në Bullgari dhe së fundmi në Turqi ku edhe u arrestua.

“Personi nga Shkupi me përcjellje të avokatit të tij me makinën tip Skoda Super B është dërguar në Serbi, atje ka hyrë në një hotel. Nga atje, ditën tjetër e ka marrë një person tjetër nga Shkupi me një makinë tip furiostradë, më pas kanë hyrë në Bullgari dhe nëpërmjet territorit të Bullgarisë ka hyrë në Turqi në qytetin Balikesir. Shërbimet tona bien në kontakt direkt jo vetëm me policinë por edhe më një burim të tyre i cili për një kohë të shkurtër ka njoftuar se personi gjendet në Balikesir dhe se planifikon që të niset për në Stamboll dhe se bëhet gati që me taksi të shkojë për në Stamboll dhe sot pasdite nga ana e kolegëve të policisë turke është arrestuar derisa ka ecur në këmbë në një nga autostradat në Balikesir”, tha Spasovski.

Spasovski gjithashtu ka treguar edhe se si u arrestua në Turqi i dyshuari për vrasjen e dyfishtë.

“Sot pasdite nga ana e kolegëve të policisë turke është arrestuar derisa ka ecur në këmbë në një nga autostradat në Balikesir”, tha Spasovski.

Po ashtu dje (5 dhjetor) u arrestua edhe një 46-vjeçar nga Shkupi, i cili sipas prokurorisë e ka transportuar Palevskin përmes Bullgarisë për në Turqi, duke e ndihmuar kështu të arratiset nga vendi.

Për këtë ngjarje makabre janë ndaluar Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe është kërkuar paraburgim edhe për Bore Videvskin. Person i katërt i përfshirë në rrëmbimin e vajzës, Vanja Gjorçevska është edhe babai i së miturës, ndërsa i pesti, Lupço Palevski. Palevski ka parti me orientim të djathtë në Maqedoninë e Veriut dhe ka pasur biznes ndërtimi.

Sipas ministrit të Brendshëm të Maqedonisë së Veriut, vrasjen e dy personave e ka kryer vetë Palevski. Fillimisht u tentua që ngjarjes t’i jepej kontekst etnik, por autoritetet sqaruan që të gjithë protagonistët në këtë ngjarje janë maqedonas.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi