Ndërsa Ministria e Jashtme e Maqedonisë është ngritur në këmbë pas videos të dalë nga mediat greke,  ku ushtarë grek këndonin kënge kundër shqiptarëve maqedonasve dhe turqve, në Tiranë të gjithë heshtin.  
 
Zyrtarë maqedonas kanë thënë se do të dërgojnë një reagim ndaj Qipros dhe Athinës zyrtare, por ende nuk është vendosur forma dhe koha e dërgimit të reagimit. Gjithçka sipas zyrtarëve maqedonas do të ndërtohet pasi të vërtetohet nëse video është e vërtetë.
 
Po nga Tirana do të ketë ndonjë reagim?  Deri tani asnjë nuk është ndjerë nga diplomacia shqiptare.
 
Në video tregohet një njësit i ushtrisë qipriote i cili gjatë stërvitjes, brohorit parulla kundër Turqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Motivi kryesor është gjaku. 
 “Qiproja është e Greqisë, por edhe Maqedonia! Qiproja është e Greqisë, por edhe Maqedonia. Vetëm gjak, vetëm gjak! Gjak turku, gjak turku, gjak Shkupi, gjak Shkupi, gjak shqiptari, gjak shqiptari. Çfarëdo që të jetë, vetëm gjak të jetë”.

Mendohet se videoja është regjistruar muajin e kaluar dhe përmes blogut qipriot, është përhapur në rrjetet sociale. Kjo nuk është hera e parë që formacionet ushtarake nga rajoni të thërrasin për linçim të fqinjëve. Para disa vitesh, njësiti grek i palombarëve në një paradë në Athinë brohoriste se do të bënte veshje nga “lëkura e shkupjanëve dhe shqiptarëve”. 




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)