María Corina Machado, fituese e çmimit Nobel për Paqen dhe lidere e opozitës në Venezuela, ka publikuar një deklaratë pas tërmetit.
“Zemra ime, përqafimi im i pafund dhe lutjet e mia janë me çdo familje venezueliane në këto orë ankthi”, shkruan ajo në një postim në X.
“Uroj që forca, qetësia dhe solidariteti të mbizotërojnë mes nesh përballë këtij momenti të vështirë”, vazhdon ajo, duke shtuar: “Zoti e mbroftë çdo venezuelian, familjet tona dhe shtëpitë tona. Sot jemi më të bashkuar se kurrë.”
Lajmi kryesor:
Dy tërmete katastrofike trondisin Venezuelën, të paktën 32 të vdekur dhe 700 të plagosur! Magnitudat ishin 7.2 e 7.5








