Maradona mund të rikthehet i lirë në Itali, pasi ka fituar betejën gjyqësore përballë drejtësisë italiane për shmangie nga

pagesa e taksave në vitet 80’ së bashku me dy futbollistë të tjerë të ekipit të Napolit.

Drejtësia italiane e akuzonte legjendën e Napolit se nuk kishte deklaruar të dhënat e sakta të së drejtës së imazhit duke e dënuar me një gjobë

prej 40 milionë eurosh që duhet të derdhte në arkat ‘axurre’. Por pas shumë seancave Maradona ka fituar gjyqin duke u shpallur i pafajshëm.

Tashmë “El Pipe D’Oro” po përgatitet që të ngrejë një padi ndaj autoriteteve italiane për prishje të imazhit dhe karrierës.



(d.b/shqiptarja.com)