Fantazisti i ekipit të Manchester City-t, Samir Nasri, pavarësisht se u mund nga Barcelona, mendon se ekipi më i mirë aktualisht është Bajerni i Mynihut duke injoruar katalanasit. “Po të mos ishte penalltia, ndeshja me Barcelonën do të përfundonte 0-0. Nuk mendoj se spanjollët kanë ekipin më të mirë.

Bajern është ekipi më i mirë me të cilin jemi përballur. Kundër tyre nuk kemi prekur top për 60 minuta” deklaroi francezi. Më tej, ish lojtari i Arsenalit ka folur edhe për ndeshjen e kthimit dhe shanset për kalimin e turit. “Asgjë nuk ka mbaruar, pasi jemi në gjendje të fitojmë në Barcelonë, kemi fituar edhe në Mynih. Duhet të rrezikojmë. Kemi cilësinë e duhur për të luftuar deri në fund” deklaroi ai.

Martino: Do përsërisim suksesin e Pep
Trajneri i ekipit të Barcelonës, Martino deklaron se akoma nuk ka nisur bisedimet e klubin për rinovimin e kontratës së re, duke qenë se është në është maksimalisht i inpenjuar në të gjitha frontet për trofe. Sipas argjentinasit ekipi është në të njëjtin nivel me atë të para pak vitesh që drejtohej nga Guardiola dhe se ajo që duhet të bëjnë është që të fitojnë trofe.

"Jemi në një hap me rezultatet e ekipit të Guardiolas kur fitoi tre titujt por në fund kanë rëndësi vetëm kupat. Mund të zhvillosh një kampionat të mirë në 36 javë por nëse e humbet në dy javët e fundit nuk ka vlerë. Brenda 19 ditësh humbëm në “Camp Nou” me Valencian por në ndeshjet e fundit kemi gjetur ekuilibrin dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë” deklaroi ai.

Maradona gati të veshë këpucët
Maradona mund të rikthehet në fushë. Lajmi senacasional vjen nga Argjentina dhe ka bërë jehonë në të gjithë botën. “El Pibe de Oro” ka marrë një ofertë nga Deportivo Riestra që militon në kategorinë Primera D dhe kryeson klasifikimin. Klubi është në pritje të përgjigjes nga ana Federatës së Futbollit por nuk është aspak çudi që ai të pranojë të veshë sërish fanellën. Nëse përgjigja e Federatës do të jetë pozitive më 23 Mars Maradona mund të zbresë në fushë në ndeshjen kundër El Porvenir në moshën 53 vjeçare.


Dylber Balla/Shqiptarja.com