Maradona përkrah Morales: Në Bolivi grusht shteti, Maduro: Organizuar nga SHBA-ja

Maradona përkrah Morales: Në Bolivi grusht shteti, Maduro: Organizuar nga SHBA-ja

Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona shprehu mbështetjen e tij për ish-presidentin Bolivian Evo Morales, i cili u arratis për në Meksikë, ku ai kërkoi azil politik, ndërkohë që në Bolivi ushtria ka bërë grusht shteti.

‘Pibe de Oro’ postoi në Instagram një mesazh me një foto të tij së bashku me Morales, në vitin 2008.

"Më vjen keq për grushtin e shteti të orkestruar në Bolivi, veçanërisht për popullin bolivian dhe për Evo Morales, një person i mirë që ka punuar gjithmonë për më të varfërit ”, ka shkruar ish-kapiteni i Napolit dhe Argjentinës.

Gjatë jetës së tij, Maradona në të kaluarën ka qenë përkrahës i liderëve të tjerë të Amerikës qendrore dhe Jugore, si Fidel Castro në Kubë dhe Hugo Chavez në Venezuelë.

Në një mesazh të fundit, Maradona ka uruar Morales për fitoren e tij të pretenduar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale Boliviane, të kontestuar nga opozita.

Ndërkohë, për t’i dhënë Morales mbështetjen e tij, Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro, tha se në Bolivi: Ishte një grusht shteti i financuar dhe drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.


Lajmi kryesor:

Bolivi, Morales strehohet në Meksikë, ushtria merr pushtetin, luftë urbane në qytete (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot