Maradona s’lë gjë pa thënë për ish-të dashurën: Dua t’i pres kokën, bën pushime me paratë e mia! S’jam Babagjyshi të plotësoj dëshira

Maradona s’lë gjë pa thënë për ish-të dashurën: Dua t’i pres kokën, bën pushime me paratë e mia! S’jam Babagjyshi të plotësoj dëshira

Diego Armando Maradona dhe ish-e dashura e tij, Rocio Olivia

Ylli argjentinas Diego Armando Maradona lëshon fyerje dhe kërcënime për ish-gruan e tij, Rocio Olivia, me të cilën ishte i lidhur për 6 vite.  Gjatë një bisede telefonike me një emision, Maradona tha se ka dëshirë që t’ia presë kokën Olivias, pasi ajo ka shkuar në pushime me paratë që ka marrë prej tij pas ndarjes.

“Nuk jam një njeri që rreh gruan, por dua t’ia pres kokën. Ajo më bëri gjithçka mua. I telefonova avokatit të saj dhe më tha se ajo kishte nënshkruar një dokument, ku deklaronte se nuk do të thoshte asgjë. Tani është me pushime në Dubai, të cilat po i bën me paratë e mia.  Më vjen keq, por unë nuk jam babagjyshi i Krishtlindjeve, që shkon duke pyetur njerëzit për çfarë kanë nevojë dhe t’ua plotësoj dëshirat… Unë punoj, ashtu si të gjithë të tjerët në botë.”-ka thënë Maradona.

Bjondja 29-vjecare ishte e lidhur për 6 vite me Maradonën dhe pas ndarjes me të ajo ka mundur të përfitojë para nga pasuria e trajnerit të Dorado Sinaloas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja