Pas deklaratës së Maradonës, FIFA ka reaguar duke përgënjeshtuar gjithçka. Legjenda e futbollit argjentinase Maradona akuzoi FIFA-n për ‘vjedhjen’ e Kolumbisë dhe për vendimet e padrejta të arbitrit Geiger në ndeshjen me Anglinë. FIFA shpreh zhgënjimin ndaj Diego Maradonës dhe i mohon të gjitha. Nëpërmjet një komunikate FIFA deklaron:
‘Duke iu referuar komenteve të Diego Armando Maradonës për ndeshjen Kolumbi-Angli, FIFA konteston me forcë kritikat ndaj zyrtarëve të ndeshjes, sjellja e të cilëve ishte pozitive në kuadër të një sfidë të ashpër dhe emotive. Këto komente i konsideron të papërshtatshme dhe të pabaza. Jemi ekstremisht të keqardhur që lexojmë komente të tilla të thëna nga ai që ka shkruar historinë e futbollit’.

Komente
