Marash Kumbulla është pranë largimit nga Roma. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po vuan mungesën e minutave dhe gafa e tij e fundit që solli eliminimin nga Kupa e Italisë për romakët, ka bërë që drejtuesit ta nxjerrin 23-vjeçarin në shitje. Tanimë Mourinho i ka vendosur syrin mbrojtësit të Everton, Jarrad Branthwaite.
20-vjeçari anglez është pjesë e PSV Eindhoven në huazim, teksa ka kontratë me klubin e Premier League deri në 2025. Mbrojtësi i qendrës është pjesë edhe e kombëtares së U-20 të Anglisë, duke qenë potencial për ekipin A.
Mediet e huaja bëjnë me dije se Roma tanimë ka nisur negociatat me agjentët e lojtarit dhe i sakrifikuari do jetë Marash Kumbulla. 23-vjeçari shqiptar ka kontratë deri në 2025 dhe në treg vlen 14 milionë euro.