Marash Kumbulla 'me paterica' deri në 2024

Marash Kumbulla 'me paterica' deri në 2024

Marash Kumbulla

Marash Kumbulla do jetë mungesë e madhe për Romën dhe kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi u dëmtua në barazimin 1-1 që Roma siguroi kundër Milanit një javë më parë, me shqiptarin që pësoi dëmtim në ligamentet e gjurit.

“Corriere Dello Sport” bën të ditur se mjekët i sugjeruan mbrojtësit patjetër ndërhyrjen kirurgjikale dhe ai nisi të kërkonte një klinikë të përshtatshme për të. Sot është mësuar se Kumbulla ka vendosur të operohet në klinikën e specializuar “La Madonnina” në Milano, me klubin e Romës që do të ndjekë më pas hap pas hapi rikuperimin e tij për ta kthyer në fushat e lojës.

Kohëzgjatja e rikuperimit për të tilla operacione është nga 6-8 muaj, me Kumbullën që e ka mbyllur me futbollin e luajtur për 2023-shin. Duket se mbrojtësi kuqezi nuk ka gjasa të kthehet me grupin para janarit 2024.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'