Marash Kumbulla bën 'zemrën flori', ndihmon 120 fëmijë në Burrel

Marash Kumbulla bën 'zemrën flori', ndihmon 120 fëmijë në Burrel

Marash Kumbulla

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Romës dhe kombëtares shqiptare festoi dje ditëlindjen e 23-të. Në këtë ditë të veçantë për të, djaloshi me origjinë nga Malësia e Madhe vendosi t'u japë një "buzëqeshje" 120 fëmijëve në kopshtin e Burrelit. Kumbulla dhuroi komplete edukative, si lapsa, fletore, stilolaps dhe çanta shpine për të ndihmuar në edukimin e vogëlushëve.

"Përshëndetje djema, doja t'ju përshëndesja dhe t'ju uroj suksese në fillimin e studimeve. Ju lutemi mbani mend se edukimi dhe sjelljet e mira janë të rëndësishme. Kjo është vetëm një ndihmë e vogël që kam për ju, por gjithçka fillon nga ju! Shpresoj që një ditë të shihemi dhe të kalojmë një ditë të lumtur së bashku. Suksese djema", thotë në mesazhin e tij mbrojtësi.

Filippo Ungaro, drejtor i komunikimit i "Save the Children" në Itali falenderoi mbrojtësin. "Falënderojmë Marash Kumbullën që ka menduar edhe për djemtë dhe vajzat e një kopshti në Shqipëri në ditëlindjen e tij. Asnjëherë më parë gjeste të tilla solidariteti nuk janë kaq të rëndësishme për të dhënë një mesazh për të ardhmen te djemtë dhe vajzat që në këtë moment historik e gjejnë veten duke përjetuar vështirësi të mëdha në botë".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë