TIRANE- Të vrapojmë për t’i thënë jo kancerit të gjirit. Ishte ky mesazhi i madh i “Maratonës së Jetës”, këtij eventi që në thelb ka sensibilizimin e të gjitha grave shqiptare për kryerjen e kontrollove parandaluese kundër kësaj sëmundjeje.
Mijëra qytetarë, të rinj, vajza, gra e burra, shqiptarë e të huaj, u bënë këtë të dielë pjesë e “Maratonës së Jetës” në vrapimin i cili nisi nga sheshi “Nënë Tereza” për të kapur finishin tek Kodrat e Liqenit Artificial.

Të gjithë të veshur me ngjyrë rozë, simbolin e luftës së kësaj sëmundjeje në muajin e sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, përmes vrapimit përcollën mesazhin e shpëtimit të jetës...dhe kjo përmes apelit për të kryer ekzaminime dhe për ta parandaluar në kohë kancerin e gjirit, këtë sëmundje që çdo vit e më shumë njeh përmasa në rritje në vendin tonë.

Krahas qytetarëve “Maratonës së Jetës” iu bashkuan edhe zyrtarë, diplomatë e personalitete të politikës dhe pushtetit vendor.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, ambasadori italian në vendin tonë
Masimo Gaiani, nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Nevila Xhindi, ishin disa nga personalitet që “zhveshën” kostumin e zyrtarit dhe u bënë pjesë e këtij vrapimi në mbrojtje të jetës së gruas.
Kryediplomati italian në vendin tonë e krahasoi përfshirjen e qytetarëve në “Maratonën e Jetës”, me vizitën e Papa Franceskut në muajin shtator në Tiranë. “Ky event zhvillohet në këtë shesh, ku përpara disa javësh, një event tjetër ka ekzaltuar të gjithë Shqipërinë”, tha Gaiani.
Në muajin e sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, ministri Beqaj i bëri apel grave dhe e nënave shqiptarë që t’u drejtohen 11 qendrave spitalore për të zhvilluar falas mamografi.
Sakaq ministri Veliaj, zgjodhi të bëjë një batutë me të rinjtë, duke u shprehur se sensibilizimi për të shpëtuar jetë, është po aq i thjeshtë saç rëndom përditë hedhin foto në rrjetet sociale.
Për ministren Nikolla, qytetarët duhet të krijojnë një kulturë të re ndaj kujdesit për shëndetin. Ndërsa, nenkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi inkurajoi të gjitha gratë dhe vajzat të bëjnë kontrolle periodike.
“Maratona e Jetës”zhvillohet për herë të parë në Tiranë, eksperiencë e ardhur nga Italia, e cila tashmë do të mbahet edhe gjatë viteve në vazhdim, nën organizimin e "Spazio Eventi Albania", dhe sponsorizuara nga banka Credins, Kastrati group, Chimica D'Agostino, Uji Tepelene, Sidi Pharma dhe Spitali Hygeia.
"Rëndësia e gjithë këtij organizimi është sensibilizimi dhe parandalimi që duhet të bëjmë ndaj kësaj patologjie, duke vënë në dijeni personat mbi sëmundshmërinë", tha administratori i "Spazio Eventi Albania", Francesco Milella.

Ndërkohë, “Qyteza e Jetës” e ngritur në hyrje të Liqenit Artificial, parapriu “Maratonën e Jetës”. Gra e vajza shqiptare patën mundësi të marrin konsulta falas nga mjekë specialistë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të cilët zbritën në terren në stendat e “Qytezës së Jetës”.

Ndahen 3 çmimet e para, fiton atletja Luiza Gega, në vrapim edhe maratonomaku Sotir Qiriaqi
Pas përfundimit të maratonës, në ndarjen e çmimeve, e para që arriti në vijën e finishit, ishte Luiza Gega, atletja rekordmene shqiptare e cila kishte zgjedhur “Maratonën e Jetës” në kuadër të sensibilizimi të grave dhe nënave shqiptare kunder kancerit te gjirit. Në mënyrë simbolike, atletja Gega fitoi një shumë simbolike, si e para që mbërriti në finishin, tek Kodrat e Liqenit Artificial.

Ndërkohë në vendin e dytë u rendit Malvina Nikolla, një vajzë e re e cila edhe ajo kishte zgjedhur të bëhej pjesë e sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.

Ndërsa në vendin e tretë u rendit italianja Adriana Scogliana e cila kishte zgjedhur të vinte nga Italia për tu bërë pjesë e “Maratonës së Jetës”.

Një kupa iu dhurua edhe maratonomakut të njohur Sotir Qiriaqi, i cili edhe pse ka marrë pjesë në shumë gara në gjithë globin, kishte zgjedhur edhe “Maratonën e Jetës” për të marrë pjesë.

(Video, momente të bukura nga Maratona e Jetës)
/Shqiptarja.com

VIDEO
vrapojnë për shëndetin e gruas