Edhe këtë vit, Tirana “vrapon” në edicionin e katërt të maratonës, që pritet të mbahet më 13 tetor.
Serioziteti dhe pjesëmarrja e lartë në tre maratona e para e kanë përfshirë Maratonën e Tiranës tek maratonat më të njohura në botë.
Faqja e njohur e maratonave, https://worldsmarathons.com/ i bën jehonë edicionit të katërt të kësaj gare, duke e cilësuar “Gjysmë Maratonën e Tiranës” si eventin më të madh sportiv në kryeqytetin shqiptar.
Këtë fakt e tregon edhe pjesëmarrja në garë e shumë vrapuesve nga vende të ndryshme të botës.
Rritja e numrit të pjesëmarrësve në maratonë nga viti në vit, është një tregues i mirë se ky event është mjaft i dëshiruar jo vetëm nga qytetarët e Tiranës, por edhe nga të apasionuar pas sporteve nga vende të tjera.
Ky event, i cili tashmë po kthehet në një traditë, është aprovuar nga Federata Botërore e Atletikës, si dhe nga federata shqiptare.
Në këtë edicion, gara në Maratonën e Tiranës është e organizuar për 3 kategori: Gjysmë maratona (21 ), Tirana 10 K, dhe “We too”, e cila është më shumë një kategori motivuese sesa garuese.
Itineraret e reja, të certifikuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit, duke bërë që gara të jetë jo vetëm sfiduese, por edhe argëtuese.
Ndaj ky 13 tetor, do të jetë jo vetëm një ditë e mbushur me aktivitete sportive për qytetarët e Tiranës dhe të huajt që do t’i bashkohen kësaj gare, por edhe një ditë festive, me aktivitete kulturore dhe artistike.
Ndërsa çmimet për fituesit, do të jenë mjaft joshëse, duke e bërë garën e Maratonës Tirana 2019 edhe më sfiduese.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Mars, 09:34
A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?
-
Po
58.2%
-
Jo
35.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Maratona e Tiranës/ Hungarezi 'mori çmimin e parë' në disiplinën 10 km, por skualifikohet! Intervista për Report Tv para se të ‘zbulohej hilja’: Garë e vështirë
20 Tetor 2024, 14:10
-
Maratona/ Presidenti i Federatës së Atletikës për Report Tv: 1 mijë atletë të huaj, gara promovim edhe për Tiranën
20 Tetor 2024, 12:34
-
Maratona/ Rrëmben për të tretin vit radhazi vendin e parë në kategorinë ‘We Too’, i riu paraplegjik s'ia lë garën rastësisë: Ia dola me shumë punë
20 Tetor 2024, 12:19
-
VIDEOLAJM/ Dinozauri ‘sfidon’ garuesit në Maratonën e Tiranës
20 Tetor 2024, 11:31
-
Për herë të parë në Maratonën e Tiranës, garuesi për Report Tv: Në mbështetje të fëmijëve me spektrin e autizmit
20 Tetor 2024, 10:35
-
Lista e plotë e fituesve/ Maratona e Tiranës, rreth 4 mijë pjesëmarrës! Gega rekord kombëtar: Shqiptarët më dhanë forcë! Dominojnë kenianët (VIDEO)
20 Tetor 2024, 08:07
-
Sot maratona e Tiranës, plani i masave! Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve
20 Tetor 2024, 06:57
-
Maratona e Tiranës, Bashkia publikon planin e masave: Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve këtë të dielë
19 Tetor 2024, 22:22
-
‘Fun Run’ mbledh bashkë 2000 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, Veliaj ndan çmimet e para: Mirëpresim nesër 4000 vrapues nga e gjithë bota
19 Tetor 2024, 13:23
-
Maratona e Tiranës, Bashkia publikon planin e masave: Ja si do të bëhet qarkullimi i automjeteve të shtunë dhe të dielë
18 Tetor 2024, 12:38
-
Të dielën Maratona e Tiranës, Veliaj: Kryeqyteti do shndërrohet në një kartolinë të bukur këtë fundjavë, mirëpresim 4000 vrapues nga e gjithë bota
18 Tetor 2024, 12:35
-
4 ditë nga Maratona e Tiranës, Veliaj: Më shumë së 4500 garues të regjistruar, nga 50 vende të botës
17 Tetor 2024, 09:23