Mesfushori shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani, ka lënë pas disa prej emrave të mëdhenj të Serie A në Itali, duke konfirmuar sezonin e tij të jashtëzakonshëm me një statistikë mbresëlënëse.
Futbollisti i Kombëtares është shpallur lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në Serie A për sezonin 2025-26. Sipas statistikave zyrtare, Ramadani ka përshkuar plot 421.58 kilometra gjatë gjithë sezonit, duke u renditur i pari në listën e lojtarëve më punëtorë të Serie A. Pas tij renditet Bryan Cristante i Romës me 412.44 km dhe Morten Frendrup i Genoas me 403.62 km.
Mesfushori ka qenë një titullar fiks nën urdhërat e trajneri Eusebio Di Francesco dhe ka lënë shenjë në vazhdimësinë e ekipit që edhe pse me një buxhet shumë më të ulët se të skuadrave të tjera, ia doli që të mbijetonte dhe do të luajë për vitin e 5-të radhazi në Serie A. Ramadanit i është rinovuar kontrata për një tjetër vit pasi klubi aktivizoi klauzolën e tij që në mesin e sezonit, duke e shtyrë fundin e marrëveshjes në verën e vitit 2027.
Në total gjatë gjithë sezonit që lamë pas, Ramadani luajti në 37 ndeshje.
Komente






