Marcello Lippi trajner në Kinë:
Te Guanzhou për të fituar trofe

Marcello Lippi trajner në Kinë: <br />Te Guanzhou për të fituar trofe
Tekniku italian Marcello Lippi është prezantuar si drejtuesi më i ri në stolin e një skuadre enigmë si Guangzhou në kampionatin kinez, duke nisur zyrtarisht aventurën e re.

I shoqëruar nga presidenti i skuadrës së Evergrande, Xu Jia Ying dhe nga presidenti i klubit, Liu Jong Zhuo, tekniku italian dha emocionet e para.

"E pranova ftesën e Guangzhou me nëj emocion të madh dhe kënaqësi" tha Lippi para një plateje të tejmbushur me gazetarë, e cila qëndroi kështu për dy orë. "Që në fillim kjo shoqëri më bëri të kuptoj entuziazmin dhe vendosmërinë për tëkrijuar një ekip të madh,q ë të fitojë kampionatin dhe të ecë si duhet në Champions aziatike" tha Lippi.

Ai ka thënë se është bindur nga projekti fitues me ekipin që kryeson aktualisht Ligën Kineze. "Unë jam këtu për këtë. Premtoj se do të punoj me maksimumin e përgjegjësisë dhe me profesionalizëm" tha Lippi. Tekniku italian firmosi një kontratë që do ta lidhë deri në vitin 2014 me Guangzhou. Kontrata flitet se është 10 milionë Euro në vit për Lippin. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë