Braziliani i Reali, Marcelo flet me superlativa për Gareth Bale duke deklaruar se është futbollist ideal për Los Blankos.
“Bale është një sulmues i madh.

Kjo është një çështje që i përket klubit sepse nuk jam unë personi i duhur për të thënë kush duhet të bashkohet ose jo me ekipin.

Nëse më pyesni për një lojtar të skuadrës aktuale do t’ju përgjigjesha me kënaqësi por për një lojtar që nuk është ende pjesë e ekipit tonë nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. E konsideroj veten time si më të mirin sepse kam punuar shumë për të qënë në këto nivele.

Në fëmijëri kam vuajtur shumë dhe kjo më ka ndihmuar të bëhem më i miri. Këtu nuk dua të them se jam më i miri në fushë por edhe një shembull në familjen time” deklaroi Marcelo, i cili është me Realin deri më 2018.
 
 
Chiellini: Dua Champions me Juven
 
Mbrojtësi i ekipit bardhezi, Chiellini shprehet optimist për edicionin e ri, duke premtuar për tifozët trofe. “Historia tregon se fitimi i tri titujve radhazi është i vështirë.

Ne kemi gjithçka për të bërë këtë, por nuk do të jetë një shëtitje. Sezonin e kaluar e kemi pasur shumë të vështirë. Në janar distanca ishte e vogël. Interi ishte vetëm një pikë larg.

Më pas ne i ndezëm motorët dhe kemi arritur t’i shmangim rivalët përkundër angazhimit në Ligën e Kampionëve. Ky edicion do të jetë akoma më i vështirë, por ne shpresojmë që do të arrijmë përsëri sukses, madje edhe në Champios League”, ka thënë Chiellini.
 
 
Martino: Fabregas të vendosë për United
 

Trajneri i ekipit të Barcës, Martino i është përgjigjur interesit të medies për largimin e mesfushorit drejt United duke deklaruar se për këtë cështje duhet të vendosë vetë Fabregas. “Unë nuk e mendoj Barcelonën pa Cesc, i kam sqaruar idetë e mia.

Ai është një prej më të mirëve në skuadër, por është edhe një pjesë që ai duhet të vendosë. Nëse varet nga unë, ai do të qëndrojë dhe unë besoj se ai do të qëndrojë, kështu që nuk kam menduar ende për zëvëndësuesin e tij të mundshëm”, ka thënë Martino.

United nuk dorëzohet dhe ka gati ofertën e tretë prej 40 milionë stërlina, por fjalën e fundit e ka vetë Fabregas nëse do të pranojë ofertën e Manchetserit.