TIRANE- Aktorja e njohur Margarita Xhepa, para disa muajsh, kaloi një operacion shumë të vështirë. Tashmë ajo e ka përballuar falë mbështetjes së mjekëve shqiptarë dhe qeverisë shqiptare, e cila i premtoi një buxhet të caktuar për përballimin e shpenzimeve. Shuma e këtij buxheti prej 815 000 (tetëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekësh bëhet e ditur në fletoren zyrtare në vendimin “Për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj.
Margarita xhepa”, në të cilin thuhet se “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar dhe në vijim të vendimit nr. 1, datë 8.1.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Margarita Xhepa, në vlerën 815 000 (tetëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë.
2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të mjekimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI Edi Rama”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com