Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se godina e Teatrit Kombëtar është shpallur disa herë pa vlera dhe për këtë nuk ka qenë kurrë i shpallur monument kulture. Margariti tha se në 2004 një grup me ekspertët më të njohur e shpallën atë sërish pa vlera së bashku me një grup të tjerash objekte.
"Është folur gjatë dhe ka një kakofoni për statusin e monumenteve. Teatri e ka pasur dramën e të mos qenit një monument kulture se i tillë ka qenë i ndërtuar dhe të gjithë ekspertët më të njohur janë shprehur në 2004 në momentin që ministria e Kulturës angazhoi një grup ekspertësh për të vlerësuar 150 objekte mes tyre dhe teatri. Ata e kanë shpallur gjithmonë një godinë pa vlera, si për aspekte teknike dhe historike.", tha Margariti.
E pyetur se si një godinë me 82 vite histori mund të shembet dhe a ka shembuj të tillë në botë, Margariti tha se raste ka plot, por jo gjithmonë do të marrim shembujt e të tjerëve për t'i dhënë përgjigje veprimeve tona.
"Rastet e shembjes dhe vlerësime të tilla janë të shumta dhe në Berlin, Paris etj. Nuk është asnjëherë e drejtë dhe çdo vend i historisë ka perse-t e tij, por jo gjithmonë duhet të marrim shembuj vendet e tjera për të gjetur përgjigjet e vendeve tona", tha Margariti.
Lajmi kryesor:
Kulla te teatri? Elva Margariti në Report Tv: Gabim që godina të mos ketë dhe funksione të tjera! Çështja u politizua nga opozita





