Marina Koçi: Nuk jam më vajza e
thjeshtë, “BB8” më ndryshoi jetën

Marina Koçi: Nuk jam më vajza e<br />thjeshtë, “BB8” më ndryshoi jetën
Marina Koçi, vajza që erdhi nga një fshat i vogël dhe u bë e njohur për modelin që solli brenda shtëpisë së “Big Brother”, vjen sot në një rrëfim për jetën e saj jashtë reality-showt, aventurën dhe njohjet me shumë konkurrentë, aktivizimin e saj në fushatën elektorlae në mbështetje të platformës së kryebashkiakut Elvis Roshi, si dhe planet për të ardhmen. Ajo tregon se me jetën e saj private diçka e re po vjen, por nuk zbulon asnjë detaj, duke na lënë të kuptojmë se shumë shpejt do të kemi lajme të mira. Ndërkaq, ndalet dhe tek propozimet që iu bënë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshe, duke rrëfeyer se ato propozime ishin thjeshtë një show dhe sot janë miq shumë të mirë. 


Çfarë solli për ju hyrja në reality shoë-n “Big Brother 8”?
Hyrja në “Big Brother” më solli shumë miq dhe shumë njohje me njerëz të ndryshëm dhe shumë njohje të reja. 

Ka ndryshuar jeta juaj pas daljes nga “BB”?
Jeta ime ka ndryshuar jashtëzakonisht, pasi nuk jam më ajo vajza e thjesht që se njihte askush, por tashmë më njohin të gjithë dhe kudo ku hedh këmbët më hapen dyert, gjë që më përpara nuk ndodhte. 

Në media u fol shumë edhe për propozimet që more brenda shtëpisë, çfarë ka ndodhur realisht jashtë saj?
(Qesh) propozimi që mora në “Fun Club” ishte thjesht një shoë. Me personin që më bëri propozimin jemi thjesht miq të mirë dhe shokë, por asgjë më shumë. Unaza ishte e moderatores, ndërsa lulet i kisha dhuratë nga stafi i “Fun Club”. 

Ka ndonjë mashkull në jetën e Marinës?
Nuk mund të them nëse ka një mashkull në jetën time, nëse e zbuloni nuk jam në kundërshtim. Unë kam vendosur që jetën time private ta lë jashtë mediave.

Fakti që ju vini nga një qytet i vogël si Kavaja, keni patur frikë nga paragjykimet kur ishit pjesë e spektaklit?
Të them të drejtën nuk e kam patur shumë problem pjesën e paragjykimeve, pasi duke njohur veten time e dija shumë mirë që s’do gaboja. Por, mund të them që në momentin që isha brenda e kam menduar shumë herë se çfarë ishin duke thënë njerëzit jashtë, por kisha dhe kushëririn aty dhe isha disi e qetë nga kjo anë.

Gjatë qëndrimit tuaj në shtëpinë më të famshme krijuat një marrdhënie të bukur me shumicën prej tyre. Keni kontakte me konkurrentët jashtë shtëpisë?
E bukura e kësaj aventure ishte njohja me disa nga konkurrentët e këtij edicioni. Shumë prej tyre kanë ardhur dhe më kanë takuar në Kavajë, me disa kemi ruajtur komunikimin në telefon dhe rrjete sociale, por ka dhe nga ata që nuk kam kontakt fare. Ishte një eksperiencë që do më shoqëroj përgjatë gjithë jetës.

Si lindi ideja të merreshit me politikë. Ju kemi parë të aktivizuar gjatë gjithë fushatës elektorale në Kavajë?
Në 2013 jam marrë me fushatën elektorale në fshatin tim, ndërsa këto zgjedhje u aktivizova edhe me fushatën e kryebashkiakut të Kavajës. Vendosa të merresha sepse doja që të mbështesja kryetarin në fushatë, një mbështetje që ai më dha mua në fillim kur isha pjesë e “Big Brotherit”. Edhe sikur Elvisi të mos më kishte mbështetur, sërish do kontribuoja për qytetin tim, pasi Kavaja duhej të shkonte sërish në drejtimin e duhur. 

Nëse do t’iu jepej mundësia cili do të ishte hapi i parë që do të merrnit për të ndryshuar jetën e banorëve në Kavajë?
Në fillim do të bisedoja me banorët e Kavajës dhe do të shikoja problematikat e tyre. Zgjidhja më e mirë për banorët e qytetit tim, është ti ndihmoja në problemet që ata hasin çdo ditë. 

Cilat janë planet që do t’iu ndjekin gjatë sezonit veror, ku do ti kaloni pushimet?
Plane kam shumë, por gjithmonë më ndryshohen në momentin e fundit. Besoj që këtë verë do të jem në brigjet e mrekullueshme të Durresit dhe Kavajës. 

marina bb8

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora