Marina Vjollca foto me vjehrrën, si
dy motra në festën e 'kanagjegjit'

Marina Vjollca foto me vjehrrën, si<br />dy motra në festën e 'kanagjegjit'
Nuk përbën më thashethem fakti që Marina Vjollca është në një lidhje me reperin Getoar Selimi. Dyshja është parë të frekuentohet në ambiente publike, madje këtë vit pushimet verore i kaluan në shoqërinë e njëri tjetrit në Maldive.

Por fotoja që ka publikuar vet mamaja e Ghetto Geasy, flet sa njëmijë fjalë. Mesa duket moderatorja e 'Proçesit Sportiv' ka një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën, pasi duken shumë të lumtura në shoqërinë e njëra tjetrës. Më shumë sesa nuse dhe vjehrrë, të dyja duken si motra, me flokët e verdha dhe mimikën e ngjashme.

Vetë Marina postoi një ditë më parë video dhe foto nga ceremonia e një 'kanagjegji' zhvilluar në Prishtinë. Për të gjithë ju që nuk e dini, kanagjegji është e ngjashme me festën e beqarisë, vajza mbledh të gjitha mikeshat dhe të afërmet femra dhe festojnë një natë përpara dasmës.

Mesa duket reperi kosovar e ka bërë serioze lidhjen me Marinën, përderisa kjo e fundit merr pjesë në festat familjare. Përpara Marinës, Getoari ka qenë në një lidhje me Florenta Islamin, marrëdhënia me të cilën ishte gjithashtu serioze. Mbetet për të parë sa jetëgjatë do të jetë lidhja me bukuroshen e ekranit.

 

Tradita nuk harrohet! #mejavnukanen

A video posted by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on


Redaksia Online 
(m.p/shqiptarja.com)

8/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare