Marina Vjollca është padyshim një nga personazhet më të preferuara për publikun kosovar. Tani që moderatorja e “Proçesi Sportiv” ka bërë dhe publike lidhjen me Ghetto Geasy, shqiptarët e Kosovës kanë një arsye më shumë për ta ‘adhuruar’ bjonden simpatike.

Marina ka ndarë me ndjekësit një moment nga një spektakël në Prishtinë, ku ajo vetë ishte e ftuara speciale. “Kosova ime”, shkroi 26-vjeçarja në foton e publikuar, ku shfaqej e buzëqeshur, pëpara një publiku me njerëz.

Disa media kosovare kanë shkruar se moderatorja ka marrë disa oferta si prezantuese në Prishtinë, mundësi mjaft e mirë kjo, duke marrë parasysh sa e duan Vjollcën në Kosovë.
marina vjollca
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)