Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj në një intervistë për A1 Report ka deklaruar se banorët e Marinzës duhet ta çojnë në Prokurori kompaninë Bankers Petrolium, pas shpërthimeve pranë banesave të tyre.
Socialisti Baraj shprehet se në raste të tjera të ngjashme, kompanitë kanë paguar miliona Dollarë ndaj banorëve.
Sipas tij Gazrat në Marinzë konsiderohen nervo-paralizues dhe se uji është i papijshëm dhe toka nuk mund të punohet më duke u shkaktuar një dëm të pallogaritshëm banorëve, pasi kjo zonë është tashmë e pajetueshme.
“Nëse do ndodhte në Kanada, Bankers do paguante mln USD shpërblim. Shpërngulja e banorëve është përgjegjësi e Bankers Petroleum. Dëmi më i madh veç banorëve është edhe për ambientin. Gazrat në Marinzë janë kontaminues, konsiderohen nervo-paralizues”- theksoi ndër të tjera socialisti Besnik Baraj.
Intervista e plotë me deputetin socialist Besnik Baraj
Cili është vlerësimi juaj situatën e krijuar në Marinës në fierit, si pasojë e shpërthimeve . E kam pyetjen në aspektin ambiental, a do të ketë pasoja?
Jam marrë me analizat e ujërave nëntokësor që janë në kontakt me naftën. Situate atje ka shumë problem. Nga analizat që janë kryer janë 1 mijë të tilla të ujërave të naftës në këtë zonë. Dhe janë shumë të pasura me gaz sulfhidrik dhe h2s squfuri është në këtë formë, në thellësitë e tokës është në këtë formë. H2S është gaz shumë toksik dhe nga pikëpamja e toksicitetit konsiderohet nervoparalizues, është mjaft I dëmshëm për banorët. Edhe gazrat që dalin atje janë pjesë hidrokarbureve, janë komponime toksike, apo komponime olatile. Edhe ujërat që dalin në sipërfaqe kanë një përbërje me kripshmëri jashtëzakonisht të lartë. Madje në disa analiza që ju kemi bërë mostrave kripshmëria është 7-8 herë më e lartë se e ujit të detit. Kjo do të thotë se ato toka aty nuk mund të mbillen më. Por gjithashtu si pasojë e daljes së këtyre ujerave nëntokësor, ndodh një konstatimin I ujërave sipërfaqësor, që përjashton përdorimin e ujërave në atë zonë. Dhe është shumë e vështirë të përdoret uji I pijshëm nëse ka patur, dhe është shumë e vështirë ti rehabilitohs. Nëse do të ndodhte në Kanada, nga vjen dhe kompania Bankers, do ti duheshin miliona e miliona dollarë, për të dëshpërblyer banorët. Në lidhje me dëmin e tokave bujqësore, ambientit dhe ujërave. Shkatërrimi më I madh nga Bankers për mendimin tim janë shtëpitë e banorëve, por edhe më I rëndë është ndotja dhe kontamimi I mjedisit dhe tërë asaj zone.
Cila sipas jush mund të jetë zgjidhja, për situatën e krijuar në Marinëz?
Përgjegjësia e parë i përket kompanisë dhe komuniteti atje të fillojë negociatat dhe të marrë atë që ju takon. Dhe duhet që në ardhmen duhet të ndalojnë këto lloj shpërthimesh.
Unë gjatë një bisede me disa banorë, më thanë se ju ofruan një kovë më bojë, për dëmet, a është e drejtë?
Kjo është për t'u tallur më banorët. Banorët duhet ta çojnë patjetër në prokurori kompaninë Bankers, dhe të marrin avokatët e duhur. Në raste të tjera, kompanitë e tilla kanë paguar dhjetëra e dhjetëra miliona dollar dëmshpërblime ndaj banorëve, ndaj dëmeve ambientale apo të tokës. Në gjirin e Meksikës ka pasur një ndotje të tillë, dhe penalitetet dhe dëmet kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha.
A besoni se mund të realizohet shpërngulja e banorëve nga kjo zonë?
Kompania Bankers nga pikëpamja financiare duhet të marrë përgjegjësinë e shpërnguljes së banorëve nga kjo zonë, por edhe në bashkëpunim me qeverinë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO