Marinsi i 'Navy SEAL-s' që tha se vrau Bin Ladenin: Ja pse më dërguan me mision në Shqipëri në vitin 1998, Al Qaeda po planifikonte sulm (VIDEO)

I vetëdeklaruar si njeriu që ekzekutoi Bin Ladenin, Robert J. O'Neill, një ish-marins i njësisë "Navy Seals", ka treguar së fundmi edhe për vizitën e tij të parë në Shqipërin, në vitin 1998.

Rrëfimi u bë në një prej pjesëve të podkastit të “VladTv”. O'Neill rrëfeu se në atë kohë u dërgua me mision në Shqipëri për të garantuar sigurinë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, si dhe sigurinë e presidentit të Shqipërisë në atë kohë, gjatë një ceremonie.

Ai tha se Shqipëria kishte marrë edhe kërcënime nga organizata terroriste Al-Qaeda, shumë luftëtarë të së cilës në atë kohë operonin në Bosnje dhe Hercegovinë.

"Po në Shqipëri, sepse ishte operacioni im i parë në 1998, isha pjesë e një njësie lëvizëse amfibe, si Navy Seals, puna jonë është...grupi amfib është ai që dislokohet i pari, hap rrugën. Ne ishim pjesë e tre anijeve. Unë isha me USS Austin. Dhe ajo që bënim, se kjo ishte para 11 Shtatorit dhe kryenim stërvitje me forcat pro-koalicion.

Nuk ishte tamam trajnim, por aty në anije ishte hera e parë që dëgjoja për Osama Bin Ladenin. Al-Qaeda po planifikonte një sulm në Shqipëri, sepse ishte afër shumë luftëtarëve të Al-Qaeda që ndodheshin në Bosnje. Misioni im i parë ishte siguria ndaj ambasadës amerikane, si dhe isha një kundër-snajper në një ceremoni të Presidentit të Shqipërisë dhe disa admiralëve.

Al Kaeda kërcënonte, ishte një farë loje, terroristët pëlqejnë të fusin frikë, nuk duhet të bëjnë ndonjë gjë. Mjafton të thonë që do bëjnë diçka dhe njerëzit tremben", u shpreh ai, tek pjesa që flet për misionin në Shqipëri.

Robert J. O'Neill ishte pjesë e "Navy Seals SIX", ekipi që u dislokua për të vrarë liderin e Al-Qaedas, Osama Bin Laden. Deklarata e tij pas misionit shkaktoi debat të madh, pasi tha se ishte ai i cili i vetëm e ekzekutoi Bin Ladenin.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani