FIER - Situata mbetet e njëjtë në fshatin Marinzë ku që prej fillimit të këtij muaji shpërthyen puset e naftës të kompanisë “Bankers”. Ende zona cilësohet e rrezikshme nga specialistët që po studiojnë thellësinë e tokës. Gropat e krijuara pas shpërthimit u mbyllën nga kompania “Bankers”, por sot ato rezultojnë të hapura. Asfalti që u hodh është prishur dhe prej tyre buron uji me gaz.
Banoret ne proteste per demshperblimetNdërkohë, qindra banorë të lagjes “Naftëtari” në fshatin Marinëz të Fier kanë vijuar edhe këtë të premte protestën e nisur në mbrëmje kundër kompanisë kanadeze së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës “Bankers Petroleum”. Banorët kanë bllokuar rrugën hyrëse ku automjetet e kompanisë kalojnë për në fshat, me pretendimin se në lagjen e tyre ende nuk janë vlerësuar dëmet në bujqësi dhe blegtori, edhe pse shpërthimet e 1 prillit në puset e naftës në Marinzë shkaktuan dëme edhe në lagjen e tyre.
Ata kërkojnë gjithashtu të trajtohen me ndihmë financiare njësoj si banorët e tjerë, shtëpitë e të cilëve ndodhen shumë pranë puseve të naftës ku Bankers ushtron aktivitetin. A1 Report mëson se këta banorë marrin prej kompanisë kanadeze një ndihmë financiare emergjence 10 mijë lekë të vjetra për frymë në ditë. Të njëjtën ndihmë kërkojnë edhe banorët e lagjes “Naftëtari” të cilët jetojnë disa kilometra larg zonës së shpërthimit.
Rreth 150 banorë, mes tyre gra dhe fëmijë, kërcënojnë se protesta e tyre nuk do të ndalet. Ata shprehet se shpërthimi në puset e naftës që çliroi gaz e thuajse përmbyti shtëpitë e banorëve pranë tyre, ka prekur edhe tokat e tyre ndërsa shtojnë se veç ajrit është ndotur edhe uji i pijshëm.
Banorët e lagjes “Naftëtari”
protestuan edhe mbrëmjen e së enjtes para zyrave të informacionit të kompanisë “Bankers Petroleum”ku thanë se procesi i vlerësimit të dëmeve nuk ka qenë i saktë pasi ata janë lënë jashtë dëmshpërblimit.
Ata kanë lënë takim me përfaqësuesit e “Bankers Petroleum” disa herë dhe nuk janë pritur. Kështu i kanë dërguar një peticion “Bankers” ku parashtrojnë kërkesat e tyre.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.3%
-
Jo
46.4%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7024
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Angeles, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44
-
GOLAT/ Liverpool shkëlqen me 'poker' në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë
11 Janar, 16:41
-
Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit
11 Janar, 16:36
-
Zyrtare/ Lëvizje surprizë, Partizani shet Christian Mba në Ukrainë! Shuma që përfitojnë 'Demat'
11 Janar, 16:24
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi 1mln gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa dhe Apolonia! Shtyhet një duel
11 Janar, 16:10
-
Nga varrimi i Carter! Një imazh i veçantë, 5 presidentë, 379 vjet histori
11 Janar, 16:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A
11 Janar, 15:39
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13