FIER - Pas shpërthimeve të puseve të “Bankers petrolium” uji që del nga puset e shtëpive në fshatin Marinzë të Fierit përveçse është i pa konsumueshëm, nuk hyn në punë as për të kryer nevoja të tjera.

Gratë e fshatit Mariznë bëjnë rreth dy kilometra rrugë në këmbë për të shkuar tek një pus pranë fshatit për të larë rrobat e familjeve të tyre. 

Ky pus përdorej edhe më herët nga banorët e zonës, teksa pas shpërthimeve të provokuara nga Bankers, është shtuar prania e banoreve të zonës që e përdorin këtë pus.

Pamjet që sjell A1Report nuk kanë nevojë për shumë koment, ndërsa gratë refuzojnë të komentojnë këtë situatë.

Ndërkohë tjetër problem është kontaminimi I tokës bujqësore, çka bën që produktet e kësaj zonë të mos jenë të këshillueshme për tu konsumuar.
Ky fakt ka penalizuar fermerët e kësaj zonë, ndërsa jo më shumë fat kanë pasur blegtorët.

Problemi tjetër i banorëve të Marinzës është edhe fakti së shumë pak prej tyre janë të punësuar pranë kompanisë “Bankers petroleum”.

grate
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)