Mario Balotelli i ka dhënë fund lidhjes së tij me Fanny Negusha.

Lojtari i Liverpool i kishte propozuar supermodeles për martesë së fundmi dhe nuk ka hezituar që ta zevëndësojë menjëherë me një tjetër supermodele.

Bëhet fjalë për 18-vjeçaren Rosie Tapner e cila ka një karrierë në ngjitje në kopertina dhe pasarela si modele.

rosie tapner

Diçka e tillë ende nuk është konfirmuar nga ana e të dyve, por që ka marrë fund midis Marios dhe ish të fejuarës Fanny është e sigurtë.

Ai e ka fshirë Fannyn nga Instagrami i tij, ndërsa Fanny është fotografuar në publik pa unazën e martesës.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)