Partitë e opoziotës në Itali nuk janë në një mendje për Mario Montin si pasues të Berluskonit. Di Pietro, Fini dhe Bersani janë tre lider me tre qëndrime të ndryshme. Italia e Vlerave e Antonio Di Pietros (IDV) i thotë jo kësaj qeverie: “Nuk do ta votojmë këtë qeveri teknike dhe nuk i japim besimin”. “Po përgatitet një qeveri që i përgjigjet interesave bankare, interesave financiare dhe jo interesave të qytetarëve italianë”, deklaroi Di Pietro në një emision televiziv të mëngjesit të ditës së sotme.
Mario Monti, senatori i ri, është kandidati numër një për drejtimin e qeverisë së bashkimit kombëtar. Ai është duke biseduar me presidentin e republikës, Giorgio Napolitano, në takimin e lidhur me emërimin senator për jetë, por gjithcka lë të besohet se do shfrytëzohet rasti për të biseduar mbi gjendjen e krizës politike dhe financiare italiane.
Monti ka dhënë sugjerime të qarta mbi rrugën që duhet ndërmarrë, i bindur se “rritja kërkon reforma strukturale”, që ti heqin “cdo privilegj” kategorive sociale që i kanë, duke fshirë kështu edhe problemin italian për ata që “mbrojnë rrethant e veta elektorale”.
Nuk duhet të ketë shumë “divergjenca intelektuale” mbi kërkesat që vinë nga Roma dhe mbi cfarë “duhet bërë”, thotë Monti. Për sa i përket euros, Italia gjendet ende në një kredi të madhe, falë “përfitimeve që ka që në nisje”. Përfitimet që krijojnë një “pasuri në kohë”, shton, duke mbrojtur euron: “Nëse Italia nuk do kishte bërë pjesë në euro do të kishte më tepër inflacion, politika më pak të disiplinuara dhe më pak të ardhura për brezat e ardhshëm”, pranoi ai.
Neo-senatori mbron rolin qendror që ka Italia. “Politikisht dhe historikisht, Italia nuk mund të injoroi përgjegjësitë” e BE.
“Do më pëlqente të shihja më tepër respekt për Gjermaninë e sotme”, shtoi Monti, në kuptimin më tepër respekt për të qenit “më të përgjegjshëm dhe më konstant në kohën afat gjate”. Roma duhet të bëjë cdo gjë për tu përfshirë në lidhjen franko-gjermane: “Do ishte në interes të përbashkët”.
FINI MBESHTET MONTIN
I kundërt me Di Pietron është qëndrimi i Presidentit të Dhomës së deputetëve, Gianfranco Fini, i cili kërkon një qeveri të fortë dhe të aftë, pa shkuar në zgjedhje të parakohshme. “Duhet një sinjal i fortë për tregjet, deklaroi gjithashtu në mëngjës në një program televiziv Gianfranco Fini. “Mendimi im – tha Fini – është se duhet të kemi një qeveri të drejtuar nga një person që ka besueshmëri të fortë ndërkombëtare. Sa i takon emrit të Mario Montit, Fini tha se mund të jetë emri i drejtë, por këtë duhet ta vendosë vetë ai.
BERSANI NGURRON
“Jemi dakord me një qeveri tjetër, por para të gjithave vjen Italia”, tha Bersani. “PD do të jetë e fundit që do t’i heqë prizën një qeverie të emergjencës, por nuk kemi frikë as zgjedhjet e parakohshme. “Para së gjithash jemi të shqetësuar për gjendjen e Italisë. Jemi të interesuar për një qeveri me përfshirje sa më të gjërë”.
KONFINDUSTRIA
Edhe Emma Marcegaglia, presidente e Konfindustrisë italiane u shpreh dakord për një qeveri teknike të drejtuar nga Mario Monti. “Besojmë se vendit i duhet një qeveri me mazhorancën sa më të gjerë që të rikthejë kredibilitetin e Italisë dhe të ndërmarrë ligje dhe reforma sa më shpejt të jetë e mundur”.
MONTEZEMOLO: MONTI ESHTE E VETMJA ZGJIDHJE
“Një qeveri e drejtuar nga Monti, që të ketë miratimin më të gjerë të mundshëm nga ana e politikës është e vetmja zgjidhje në gjendje të coi vendin larg greminës” nënvizoi në një shënim, Luca Cordero di Monetezemolo, president i “Italia Futura”.
ALFANO: NA NGELET TE VOTOJME, POR LE TE VENDOS NAPOLITANO
“Ne punojmë për të mirën e vendit, komiteti jonë i presidencës kishte vendosur që pas qeverisë Berlusconi duhesh shkuar në votime, por të mos e mbivendosim zërin tonë atij të presidentit të republikës,” tha Angelino Alfano
ECONOMIST: PA BERLUSCONI-N, ITALIA KA EDHE NJE SHANS
“Pa Silvio Berlusconi-n Italia e ka akoma një mundësi,” ky është opinioni i të përjavshmes britanike. Gazeta britanike e ka thumbuar gjithmonë Italinë për faktin se lejon një lider si Berlusconi të vendos për të.