Mariza Ikonomi i bashkohet sfidës
së kërcimit në "Dancing With The Stars"

Mariza Ikonomi i bashkohet sfidës<br />së kërcimit në "Dancing With The Stars"
Mbrëmja e se hënës ne “Dancing With The Stars” ka sjell largimin nga gara per këngëtaren Valbona Mema, e cila rezultoi si më pak e votuara pas kombinimit të pikëve të publikut dhe jurisë. Produksioni në natën e shtatë solli një surprizë për të gjithë konkurrentët, duke ndryshuar paksa nga formula standarde e konkurrimit.

Një tjetër risi e mbrëmjes, e shpallur kjo një javë më parë ishte futja në konkurrim e këngëtares Mariza Ikonomi dhe shoqëruesit te saj Julindit. Kujtojmë se, Mariza përballet për herë të parë në sfidën e kërcimit, dhe ndonëse ndjen presionin e konkurrentëve të tjerë premton se do t’ia dalë duke e shijuar deri në fund këtë eksperiencë të re.

Këngëtarja Mariza Ikonomi ka fituar zemrat e njerëzve që në moshë të vogël me këngën “Telefonatë zemrash”, si dhe ka qenë fëmija e parë që ka konkuruar në skenën e festivalit të madh në RTSH, në  vitin 1994. Me këngën e kompozuar nga vetë ajo, e titulluar “Me sytë lart” u vlerësua me çmimin si kantautorja më e mirë në “Këngën Magjike 2008”.

mariza ikonomi

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (7 Janar 2015)  të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur