Mark Frroku firmos nga qelia për
regjistrimin e partisë në zgjedhje

Mark Frroku firmos nga qelia për<br />regjistrimin e partisë në zgjedhje
TIRANE - Partia Kristian Demokrate e deputetit Mark Frroku është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si subjekt zgjedhor për procesin e 21 qershorit. KQZ e miratoi unanimisht regjistrimin e kësaj force politike , dokumentacioni i së cilës ishte në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Ndërkaq partitë politike kanë afat deri me datën 14 prill që të regjistrohen ndërsa koalicionet deri me datën 21 prill.

Komisioni qendror i zgjedhjeve ka regjistruar si subjekte zgjedhore disa parti politike për procesin e 21 qershorit. 

Në mesditë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën që Frroku ka dorëzuar në muajin shkurt për të marrë pjesë në Zgjedhjet lokale.  
 
Dokumentacioni i plotë që u shqyrtua në KQZ mban firmën e kreut kristian demokrat. Kanë qenë dy avokatët e Frrokut të cilët i kanë çuar në  paraburgim dokumentet e ku kanë marrë nënshkrimin e tij.
 
Kryetari i partisë Kristian Demokrate Mark Frroku ndodhet në qelitë e paraburgimit pas akuzave të autoriteteve belge se ka vrarë një shqiptar në vitin 1999 në Bruksel, por edhe të akuzave të ngritura nga Prokuroria shqiptare për fshehje të pasurisë.  Frroku u arrestua edhe më herët për dëshmi të rreme në lidhje me çështjen Doshi, por u la i lirë më tej nga Gjykata e Lartë.
 
Deputeti kërkoi leje nga kryeprokurori Llalla për të marrë pjesë i shoqëruar nga policia në të gjitha aktivitetet politike, por kjo kërkesë u rrëzua nga Prokuroria e Përgjithshme me argumentin se nuk mund të dalë mbi Gjykatën.
 
Partitë e tjera që do të regjistrohen
Sipas njoftimit zyrtar të institucionit të administrimit të zgjedhjeve, sot do të shqyrtohet kërkesa për regjistrim edhe e partive:

Partia Republikane e Shqipërisë
Partia e Cështjeve Shqiptare
Partia e Mendimit të Djathtë Liberal
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë
Partia G 99
Partia Socialiste e Vërtetë 91
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori

Redaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'