Pas 45 seancash tresha e gjyqtarëve kryesuar nga Klorinda Cela, Petrit Como dhe Ardiana Bera kanë zbardhur vendimin ndaj Frrokut duke e dënuar atë me 7.5 vite, ndërsa më herët pafajësi fitoi dhe i akuzuar si bashkëpunëtor i Frrokut, Kristjan Marinaj.
Vetë Frroku nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa familjarët e tij dhe avokatët mbrojtës u shprehën se do të apelojnë dënimin.
Shpallet i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë
Një ditë më parë Mark Frroku nga salla e gjyqit kërkoi pafajësi duke argumentuar se s’ka asnjë lidhje me vrasjen e Aleksandër Kurtit më 1999 në Belgjikë dhe pasurinë prej 2 milion dollar për të cilën ai është në akuzë e ka vënë me punë prej 1994.
Mark Frroku u prangos më 2 Prill 2015 dhe prej asaj dite qëndron në qelit e paraburgimit 302, ndërsa dënimi ndaj tij me 7.5 vite pritet të marrë formë të prerë pasi të shprehet dhe gjykata e apelit.
Vrasja me paramendim e kryer ne bashkëpunim, Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike, Ndërtim i paligjshëm, ishin katër akuzat që rëndonin ndaj ish deputetit.
Me marzhin më të lartë të dënimit prej 15 vitesh kërkuar nga prokuroria akuza e vrasjes ra dhe nëse dënimi ndaj Frrokut mbetet në fuqi dhe në apel ai pritet të lirohet në vitin 2019 pasi gjysmën e dënimit e ka kryer me kohën e paraburgimit.
Hetimet ndaj Mark Frrokut nisën pas kërkesës së Interpol Belgjikës për arrestimin e tij në lidhje me vrasjen e Aleksandër Kurtit më 1999 në Belgjikë., kërkesë e mbërritur nga Belgjika kur Frroku ishte ende deputet në parlament.
Mos ekzekutimi në kohë i këtij urdhër arresti i kushtoi postin drejtorit të përgjithshëm të policis asokohe Artan Didi, ndërsa Frroku e ka mohuar gjithmonë akuzën e ngritur ndaj tij.