TIRANE - Deputeti Mark Frroku ka çuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tij për të marrë pjesë në Kuvend. Kanë qenë avokatët e deputetit Frroku ata të cilët kanë dorëzuar kërkesën në gjykatë.

Pas dorëzimit të kërkesës avokatët janë shprehur se për sa kohë që nuk ka ende një vendim të formës së prerë për deputetin Frroku, ai ka çdo të drejtë që të marrë pjesë në Kuvend por edhe në ndjekien e komisioneve parlamentare.

Po ashtu avokatët thonë se mandate I deputetit është I vlefshëm deri kur të jepet një vendim I formës së prerë dhe kështu ai ka çdo të drejtë të vijojë punën e tij si deputet.

Pak ditë më parë Frroku e dorëzoi të njëjtën kërkesë edhe në Prokurorinë e Përgjithshme por mori prej saj një përgjigje negative.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)