Mark Frroku mori pafajësi në Tiranë për vrasjen e Kurtit

Mark Frroku mori pafajësi në Tiranë për vrasjen e Kurtit

Ish-deputeti Mark Frroku

Në muajin janar 2018 Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të ulë me 1 vit e gjysmë burg, dënimin që Gjykata e Shkallës së parë dha në prill të vitit 2016, për ish-deputetin Mark Frroku. Nga 7 vite e gjysmë burgim që u dënua për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm, tanimë Frroku po vuan në qeli dënimin me 6 vjet burg, për akuzën e “Fshehje të pasurisë” dhe “Ndërtim të paligjshëm për qëllime tregtare”.

Në fakt, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë vetëm duke ulur 1 vit e gjysmë nga dënimi i dhënë. Ndërkohë që çështja ishte apeluar si nga prokuroria ashtu edhe nga Frroku. Nga njëra anë, prokuroria kërkoi në Gjykatën e Apelit, që Frroku të shpallej fajtor edhe për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë. Ndërsa vetë Frroku kërkonte pafajësi për të gjitha akuzat.

Por Gjykata e Apelit e pa të arsyeshme që pa ndryshuar asgjë nga akuzat dhe vendimin e fajësisë për fshehje të pasurisë dhe ndërtimit të paligjshëm, të ulë vetëm vitet e burgut. Përveç dënimit me burgim, si dënim plotësues, Frrokut i ndalohet që të zgjidhet apo emërohet në poste publike për një periudhë katër vjeçare.

Vrasja për prostitutën
Në vendimin e gjykatës së Brukselit, ku janë dënuar pesë shqiptarët mes tyre dhe Mark Frroku,evidentohet se shkak është bërë një prostitutë, ku tutorë të saj kanë qënë Mark Frroku dhe vllai i tij Leonard Frroku. Viktima Aleksandër Kurti ka qënë skeduar në Belgjikë si person që ushtronte aktivitet kriminal me trafikimin e klandestinëve nga Belgjika drejt Anglisë.

Rastësisht ai në Belgjikë, ka takuar një vajzë prostitutë me të cilën ka pasur njohje në Shqipëri duke i kërkuar asaj që të shkonte më të në Angli. Fillimisht ajo ka refuzuar, por Kurti ka këmbëngulur se nëse nuk shkonte më të, atëherë ai do i tregonte familjes sa saj në Shqipëri, për punën e pisët që kryente. Në këto kushte, prostitua ka njoftuar në telefon tutorin e saj, Leonard Frroku, vllain e Markut.

“Jepi një mësim të mirë”
Nga sa mësohet Leonard Frroku në atë periudhë ka qënë në Shqipëri, ndërkohë që ka njoftuar në telefon Mark Frrokun, i cili ndodhej në Belgjikë duke e urdhëruar që ti jepte një mësim të mirë Aleksandër Kurtit, pasi kishte filluar ti sillte probleme me një prostitutë.Në 5 mars 1999 Mark Frroku së bashku me shtetasit Besnik Vuka,Hilë Morina, Lek Bib Djafa dhe Alfred Kola, kanë arritur të lokalizojnë shtetasin Aleksandër Kurti dhe janë përleshur me të fizikisht.

Gjatë përleshjes Kurti është qëlluar disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhereshme.Në bazë të deklaratave të Nikola Kurtit, vllait të viktimës dhe dëshmitarëve anonimë në Belgjikë dhe në Shqipëri do të mund të përcaktohet kush ishin autorët e krimit të dyshuar dhe se krimi ishte planifikuar paraprakisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot