Markela & Cekja, dhelpra kur nuk
i arrin rrushtë, thotë janë të pabërë

Markela & Cekja, dhelpra kur nuk<br />i arrin rrushtë, thotë janë të pabërë
TIRANE- Ato padyshim janë dyshja më e dashur për publikun! Loja dhe perfomancat e tyre javë pas jave jo vetëm na kanë surprizuar, por kanë dhënë dhe një pjesë të shpirtit të tyre prej artisti. Bëhet fjalë për Markelën dhe Cekën, aktorët të cilët natën e së hënës u ndërprenë në mes të shfaqjes nga anëtari i jurisë Robert Aliaj, duke thënë se nuk mund të durojë një estradë të tillë.

“Nuk mund të durojë të tillë estradë. Këto janë banalitete”, kaq ka thënë dhe është larguar nga skena anëtari i jurisë Aliaj duke u larguar ‘live’ nga paneli. Përballë këtij qëndrimi, ka qenë pikërisht bukuroshja Markela Dede e cila ka reaguar duke thënë se, ishte një befasi e papritur dhe nuk kishte asnjë kuptim të ndërpritej në mes materiali.

“Na erdhi e papritur sepse me thënë të drejtën në asnjë show televiziv nuk ndërpritet materiali dhe unë e Cekja ishim duke folur dhe nuk e prisnim që Berti të bënte një shaka të tepruar. Por, ai harron që jo të gjithë bëjnë humor. Gjithsesi, ne jemi zemërgjerë dhe dimë të falim...”, rrëfen Markela. Ky nuk është rasti i parë që Roberti tashmë hap një debat ‘live’ ndoshta duke dalë dhe jashtë skenarit.

Për aktoren dhe konkurrenten Markela Dede, ky qëndrim është vetëm show i radhës. “Show i radhës. E si mund të ketë kuptim kësulkuqja pa ujkun? Bie poshtë e gjithë vepra. Por, kësaj i thonë, dhelpra kur si arriti rrusht tha janë të pabërë”, pohon Markela. Edhe pse të bindur se subjekti i kërcimit ishte shumë goditës, dyshja e konkurrentëve thotë se, perfomanca e së hënës pasqyroi familjen dhe fëmijën shqiptare në kohë të ndryshme.

“Reklamimi i keq është gjithmonë i mirë, ndoshta Berti eci me këtë mendim, por ne nuk shquhemi për pseudoreklamista. Publiku flet vetë për ato figura që dashuron e respekton. Ne bëmë një material që pasqyron familjen shqiptare ndër vite dhe nëse dikujt nuk i pëlqen, është sepse nuk përballet me realitetin. Falënderojmë përzemërsisht publikun që na mbështet”, përfundon aktorja.

Edhe pse prezantuesja Alketa Vejsiu u përpoq ta binte dhe ta kthente krah panelit të jurisë, Roberti ka preferuar që pikët deri në fund të shfaqjes ti jap nga një zyrë e Tv Klan, duke detyruar të gjithë produksionin ti vinin në dispozicion një kamer ‘live’. Kujtojmë se, vetëm dy javë më parë Roberti u përfshi në një tjetër debat me këngëtaren Albërie Hadërgjonaj, duke e ‘akuzuar’ live për thashetheme pas kurrizit.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 04 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij