Markimi dhe monitorimi i karburanteve, PD: Jemi kundër, ka dështuar të mbrojë qytetarët

Markimi dhe monitorimi i karburanteve, PD: Jemi kundër, ka dështuar të mbrojë qytetarët

Arbi Agalliu

Sekretari i Grupit parlamentar të PD-së, Arbi Agalliu ka dhënë një deklaratë për shtyp sa i takon shtyrjes së koncensionimin e markimit të karburantëve.

Ai shprehet se PD-ja është kundër këtij vendimi pasi ka dështuar të luftojë kontrabandën.

“Partia Demokratike është qartësisht kundër vendimit të qeverisë për të shtyrë koncesionin e markimit të karburanteve, pasi ka dështuar tërësisht në përpjekjen për të luftuar kontrabandën.

Për PD, kjo është një aferë që bie në kurrizin e konsumatorëve që gjatë gjithë këtyre viteve kanë paguar përmes çmimit të rritur të karburantit.

Normalisht Kontrata e Koncensionarit të Markimit duhet të përfundonte më 01.08.2023, por edhe pas kësaj date kompanitë kanë vijuar të paguajnë, përndryshe nuk u bëhej zhdoganimi.

Shpjegimi që ka dhënë koncesionari për shtyrje lidhet me mosmarkimin e naftës bruto, e cila sipas tyre është e pamundur që të kryhet nga operatorët e tregut.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve ka qenë kundër kësaj shtyrje. Madje shoqatat kanë kërkuar shpjegime nga istitucionet se përse duhet të shtyhet afati i markimit. Gjë për të cilën ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Sipas tyre ky koncesion nuk ka dhënë rezultate për të luftuar kontrabandën, pasi preket nafta që del në treg dhe ajo që nuk paguan akcizë.

Gati për 9 vite janë marrë në çmimin e naftës 30 mln euro. Tarifën e markimit e kanë paguar konsumatorët pasi në çdo litër naftë qytetarëve u merret 1 lekë për litër.

Për Partinë Demokratike është e qartë se shtyrja e tij edhe për një vit do të rëndojë në çmimin e naftës ku do të merren 7-8 milionë euro të tjera nga xhepat qytetarëve. Ja pra pse kemi çmimet më të larta në rajon, sepse për çdo litër naftë rreth 130 lekë shkojnë vetëm taksa.

PD ka bërë dhe bën thirrje për uljen e barrës fiskale apo taksave që ngarkojnë dhe rrisin artificialisht çmimet e produkteve dhe shërbimeve bazë.

Tregu vetfubksionon nëse lihet i lirë dhe në konkurrencë, por fatkeqësisht në Shqipëri ndodh e kundërta.

PD do të vijojë denoncimet publikisht dhe në organet përkatëse për çdo rast abuzimi, vjedhje dhe korrupsioni.”- tha Agalliu.

*Kontrata e koncesionit është nënshkruar midis Ministrisë së Financave shoqërive Global Fluids International SA dhe Petroleum Consulting Partners AG. Koncesionari do të jetë përgjegjës për krijimin dhe administrimin e një rrjeti pikash shitjeje ku Subjektet e Detyruara, do të drejtohen për blerjen e Shërbimit të Markimit dhe Monitorimit dhe pagesën e Çmimit. Koncesionari mbledh drejtpërdrejt Çmimin e Shërbimit të Markimit dhe Monitorimit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arditi: 15/08/2023 21:11

    Ik o Arbi futi i tas grosh mos u merr me kto pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja