Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka shkuar në Elbasan për analizën vjetore të Prokurorisë së Elbasanit, ku ka thënë se “duhet të hetohen në mënyrë efikase, e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminalë dhe me pasuri të dukshme ardhur në mënyrë të paligjshme”.
"Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezent në jetën publike të qytetit duke investuar në tregun privat dhe punët publike", ka theksuar Marku.
"Prokurorët në bashkëpunim me Policinë e Shtetit duhet të bëjnë analiza të përbashkëta në lidhje me çështjet e pezulluara, të identifikojnë pikat e dobëta të tyre, veprime që mund të çojnë në identifikimin e autorëve dhe të rifillojnë hetimet duke shtuar kapacitetet profesionale në funksion të zbulimit dhe ndëshkimit të autorëve. Pavarësia e Prokurorëve në rrethe nuk do të thotë pavarësi nga ligji”, është shprehur Marku.
Pak ditë më parë Kryeprokurorja Marku ka qenë në Shkodër për analizën vjetore në atë Prokurori, në të cilën ka punuar edhe vetë dhe në ditët në vazhdim do të jetë në të gjitha prokuroritë e rretheve për të bërë analizën se si kanë punuar këto institucione.
Arta Marku gjithashtu mori pjesë edhe në ceremoninë e përurimit të ndërtesës së re të Prokurorisë së Elbasanit.

Arta Marku gjatë analizës në Elbasan
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com