Të paktën 33 persona, pjesa më e madhe fëmijë, humbën jetën sot në Marok pas një aksidenti automobilistik.
Ky aksident, më i rëndi në historinë e mbretërisë, ndodhi në orët e para të mëngjesit në komunën Chbika, rreth 1 000 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Rabat.
"33 persona humbën jetën në aksidentin e ndodhur (...) në provincën Tan-Tan, pas përplasjes së autobusit me një kamion", theksuan autoritetet lokale, cituar nga agjencia e lajmeve MAP.
Shkaqet e përplasjes nuk janë zbardhur ende/
Pjesa më e madhe e viktimave ishin fëmijë të moshës nga tetë deri në 14 vjeç", konfirmoi për një korresondent një zyrtar rajonal i Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve./atsh/











